Poliklinika 'GINEKOS' - Qendër Bashkëkohore e Diagnostikës Ultrasonografike
Ballina
Historiku
Sherbimet
Punimet
Galeria
Web Lidhje
Curriculum Vitae
Webmail
Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Ushqimi në shtatëzani

Mënyra e ushqimit dhe tradita e të ushqyerit, ka ndikim shumë me tepër në shëndetin tonë se sa është menduar më parë, e kjo sidomos është më e shprehur gjatë shtatzënisë.

Në shtatzëni vlejnë gati të njëjtat rregulla për ushqimin dhe mënyrën e të ushqyerit si edhe jashtë shtatzënisë

  • Ushqim me shumë vlerë dhe i shumëllojshëm
  • Ushqim i pasur me vitamina dhe minerale
  • Sheqer dhe yndyra në sasi sa më të vogla
  • Te kursehet kripa e kuzhinës
  • Prodhimet nga drithërat të pa përpunuar (kokrra e tërë) ?do ditë
  • Të mos konsumohet duhan.

Gjatë shtatzënisë duhet pasur kujdes në këto këshilla:

  • Mos përdorni-konsumoni alkool
  • Marrja e lëngjeve ne sasi të mjaftuara
  • Jo mish të freskët (rrezik të infektoheni me toksoplazmozë)
  • Mos përdorni qumësht të pa zier-përpunuar termikisht si dhe prodhime nga qumështi i pa zier, (rrezik të infektoheni me listeriozë).

Gjatë shtatzënisë kërkesat për kalori dhe materie ushqimore shumë pak shtohen. Nga muaji i 4-të i shtatzënisë duhet të merren gjithsejtë 200-300 kalori shtesë në ditë, krahasuar me periudhën jashtë shtatzënisë. Sasia e gjithmbarshme e materieve ushqyese nuk duhet të shtohet, e sidomos jo sipas thash e thënave të merret ushqim sa për dy. Përparësi duhet dhënë prodhimeve ushqimore të cilat janë të varfra me kalori, ndërsa të pasura me vitamina dhe materie minerale (perime, pemë, patate, ushqime me drithëra me kokrra të pa përpunuara-të tëra, peshk, prodhime qumështi). Shtimi i lejuar i peshës trupore duhet të sillet nga 11-15 kg.

është shumë me rëndësi shpërndarja në mënyrë të barabartë e marrjes së shujtave. Duhet që të largoheni nga mos marrja e ushqimit në periudha të gjata gjatë ditës. Hani mëngjes mirë! Mos harroni qe te merrni sasi të vogla të ushqimit edhe në mes shujtave kryesore (mëngjesit dhe drekës)! Për të plotësuar me siguri nevojat ditore me materie ushqimore, është kusht që të merret një shujtë ditore e nxehtë me patate, perime, sallatë, dhe copëza mishi ose peshku.

  • Me përdorimin e kripës së kuzhinës të jodizuar, ju bëni prevenimin e mungesës së jodit. Marrja në sasi të mjaftuara të jodit, ndihmohet dhe sigurohet edhe gjatë marrjes së ushqimeve me qumësht dhe peshk.
  • Me marrjen e ushqimeve nga drithërat, pemët si dhe perimet te cilët nuk janë përpunuar-nuk u është larguar korja-lëvozhga, ju ndihmoni në parandalimin e obstipacionit (zbrazja rrallë e zorrës së trash), që është një dukuri e shpeshtë gjatë shtatzënisë.
  • Sasia e pirjes së lëngjeve duhet të jetë në rreth 1-1.5 litër brenda 24 orëve. Ka veprim të mirë pirja e ujit mineral si dhe ?ajet e pemëve dhe bimëve, zakonisht pa sheqer ose me shumë pak sheqer. Mos përdorni kafe dhe ?aj shumë të fort, koka kola, fanta e të ngjashme.

    GJëRA PRAKTIKE

    QUMëSHTI DHE PRODHIMET E QUMëSHTIT:

    Materie me vlerë-
    Ushqyese
    Sasia e propozuar Gjëra ushqimore të propozuara Gjëra ushqimore që nuk propozohen
    Proteina

    Nga muaji i 1-rë deri në muajin e 6-të të shtatzënisë 400 - 500 ml/ditë qumësht me yndyrë dhe 20 - 30 g djathë

    Nga muaji i 7-të deri në muajin e 9-të të shtatzënisë 500 - 600 ml/ditë qumësht me yndyrë dhe 50 g djathë

    Qumësht i pasterizuar pa ia larguar yndyrën, jogurt, kos me (3.5% yndyrë),

    Djathë me yndyrë (Gouda, Edamer) ve?anërisht të pasur me kalcium

    Qumësht të cilit i është hequr yndyra e sidomos me mungesë të vitaminave të tretshme në yndyra (A,D,E,K)
    Materie minerale: kalcium, fosfor, magnez, zink, jod Jogurt frutash, desertë qumështi të përgatitura me, kakao, sheqer në sasi të mëdha, ndërsa me pakë vlera të vlefshme yndyrash

    Vitamina: sidomos vitamina A, B1 dhe B2.

    Djathë i freskët i varfër me kalcium


    VEZëT

    Materie me vlerë-
    Ushqyese
    Sasia e propozuarGjëra ushqimore të propozuara Gjëra ushqimore që nuk propozohen
    Proteina

    2-3 vezë në javë

    Vezë të freskëta por jo të fermave por të fshatit

    Duhet llogaritur edhe vezët të cilat u shtohen ushqimeve brenda javës

    Oligo elemnete-te rralla

    Vitamina
    A, B2,D

     

    MISHI DHE PRODHIMET E MISHIT:

    Materie me vlerë-
    Ushqyese
    Sasia e propozuarGjëra ushqimore të propozuara Gjëra ushqimore që nuk propozohen
    Proteina

    Sasia ditore 100 - 120 g
    (një shnicël e vogël është rreth100 g)

    Të gjitha llojet e mishrave të përpunuara termiskisht-ziera

    Suxhuk dhe sallame te ndryshme
    Mineralet: hekur, zing
    dhe bakër

    Në mishin e derrit vitaminë B1, në mishin e vi?it dhe të gjedheve zink

    Sallamet dhe suxhuku përmbajnë rrethë 50% yndyrëra

    Vitamina: sidomos B1 dhe B6


    Mël?i vi?i: Studimet Britanike tregojnë se mël?ia mesatarisht përmban në 100 g 13-39 g Vitaminë A (44.000-130.000 IE). Dëmtimet e embrionit munden me ndodhë në tremujorin e parë të shtatzënisë gjatë marrjes së sasisë së Vitaminës A 25.000-40.000 IE në ditë. Kjo dozë arrijnë me rastin e marrjes së 10 g të mël?isë së vi?it në ditë. Mish të freskët gjegjësisht mish gjysme të pjekur (Steak), nuk duhet konsumuar-ngrënë

    BUKë:

    Materie me vlerë-
    Ushqyese
    Sasia e propozuar Gjëra ushqimore të propozuaraGjëra ushqimore që nuk propozohen
    Materie Proteinike

    3-4 pjesë buke në ditë përmbajnë rreth150 g)

    Bukë dhe prodhimet prej drithërave të pa përpunuar (bukë e zezë)

    Buka e bardhë
    Elemente te rralla oligo elemente ?do ditë të dytën ditë nga një pjatë me grimca buke 30-40 g Grimcat e bukës se bardhe ose prodhime të ngjashme Tost

    Vitamina: B1, B6, acid folik

    Kifle dhe të ngjajshme

     

    PATATE

    Materie me vlerë-
    Ushqyese
    Sasia e propozuar Gjëra ushqimore të propozuara Gjëra ushqimore që nuk propozohen
    Materie Proteinike

    Në ditë 3 patate me madhësi mesatare
    (rrethë 150-200 g)

    Patate të ziera

    Pumë fri (pommes frites)
    Pire patate patate të pjekura ose të përgatitura në yndyra (?ips, patate të fërguara)

    Vitamina
    B1, B2, C dhe oligoelemente

    ushqime të tjera të përgaditura nga patate të ziera

     

    PESHKU

    Materie me vlerë-
    Ushqyese
    Sasia e propozuar Gjëra ushqimore të propozuara Gjëra ushqimore që nuk propozohen
    Materie Proteinike

    ?do 2 javë 1-2 porcione me peshk (rreth 150-200 g)

    Peshk deti sidomos i pasur me jod të gjitha llojet e peshkut që përmbajnë shumë yndyra

    Jod

    P.S. Sipas mundësive peshku të mos përpunohet-mbështillet me ve e miell!

    YNDYRëRAT

    Materie me vlerë-
    Ushqyese

    Sasia e propozuar Gjëra ushqimore të propozuara Gjëra ushqimore që nuk propozohen
    Putër: vitaminei të tretura në yndyrëra A, D, E, K

    Në ditë rrethë 30 g puter/margarinë
    dhe rrethë 10 g vaj (një lugë të madhe gjelle)

    Putere e margarne të ndryshëm që ndodhën në vaj luledielli, ulje i pasur me acid linolik, vaj farëra drithrash Dhjam: i pasur me pak vitamina të tretshme në yndyrëra si dhe acidin linolik

    Margarina: vitamina
    A, D, E, K, acidi linolik

    Dhjam-yndyrëra që nuk vërehen në : suxhuk, sallame, majonezë, qipse pumfrit ( pommes), në ëmbëlsira

    Këshilla praktike : Puteri të përdorët për lyerje, ndërsa për gjellë dhe pjekje, të përdoret margarina, vajin për sallatë, si dhe vaji të mos i nënshtrohet temperaturave të larta pasi e humbet acidin linolik.

    PERIMET

     

    Materie me vlerë-
    Ushqyese

    Sasia e propozuar Gjëra ushqimore të propozuara Gjëra ushqimore që nuk propozohen
    Oligoelemente

    Sasitë-dozat ditore:
    100-200 g perime, dhe (një pjatë-me perime të freskëta)

    Speca, spinaq, bizele, qepë hudhra, domate, etj. Perime të konservuara në kanaqe ose enë qelqi

    Materie që nuk tretën

    ?-caroten (provitaminë A), vitamin C, acid folik

    Acidi folik është shumë i ndieshëm në temepratura të larta, për ate nuk duhet që të zihen shumë! Të gjitha llojet e perimeve duhet të lahen mirë para përdorimit!

    PEMëT

    Materie me vlerë-
    Ushqyese

    Sasia e propozuar Gjëra ushqimore të propozuara Gjëra ushqimore që nuk propozohen
    Oligoelemente

    Sasia-dozat:
    100-200 g pemë të freskëta dhe eventualisht një gotë e vogël e lëngut nga pemë të freskëta

    Pemë të freskëta në vartësi prej stinës së vitit. Dimrit (lëng limoni-lëng natyral)rrush, banane, (pemë të pasura me shumë kalori.

    Materie që nuk treten sidomos pemët e freskëta

    Lëngje që përgatiten dhe nektar (Ujë sheqer, nektar)
    Vitamina: C, acid folik Pemë të konzervuara (përmbajnë sasira të mëdha sheqeri!)

    Përdorimi i pemëve është i përshtatshëm për mes-shuajte (më mirë se sa të përdoren ëmbëlsira). Pemë ose lëngje të pëgaditura nga pemë të freskëta mund të përzihen me qumsht ose me jogurt. Para se të hahen pemët duhet të shpërlahën mirë ose të qërohen.

    LENGJET

    Materie me vlerë-
    Ushqyese

    Sasia e propozuar Gjëra ushqimore të propozuara Gjëra ushqimore që nuk propozohen
    Mbajtja e balancit të lëngjeve dhe funksionimi veshkëve

    1-1,5 l në ditë (duhet llogaritur supën dhe qumështin)

    ujë mineral, ?aj pemësh e bimësh-lulesh mundësisht pa sheqer
    të gjitha llojet e pijeve të përgaditura me sheqer, lëngjet e pemëve me nektar, kola, fanta, kafe e fort, ?aj i i fort i zi (rusi)

     

    ëMBëLSIRA, AKULLORE

    Materie me vlerë-
    Ushqyese

    Sasia e propozuarGjëra ushqimore të propozuara Gjëra ushqimore që nuk propozohen
    Kalori të padëshiruara nga mielli i bardhë, sheqeri dhe yndyrat!

    mundësisht të mos përdorën

    për fat të keq, nuk mundem asgjë t'ju propozojBonboniera, ?okolata, bonbone, mbushje me ?okolatë, desertë të gatshme.

    Sheqeri të përdorët me kujdes! Mjalti, nuk ka përparësi ndaj sheqerit!
    Në vend të ëmbëlsirave më mirë është të merren pemë të freskëta ose sallatë me pemë, një gotë qumësht, ose një gotë lëngu të fituar me shtrydhjen e pemëve të freskëta.

    Literatura:

    1. Bergmann EL. Huch R; Bergmann K, Dudenhaus JW: Ern?hrungspr?vention w?hrend der Schwangerschaft. Deutsches ?rzteblatt 1997; 94: C1812-C1816
    2. Holzmann K. Gesund in der Schwangerschaft. 2 Auflage, Wort&Bild Verlag, Baiersbrunn, 1998.
    3. Heller L. Ratgeber f?r Schwangere, Deutsche Abbott GmbH, Ingelheim

     
    © Copyright, 1991 - 2009. Poliklinika GINEKOS. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    Fuqizuar nga: Sfera Interactive
    Fuqizuar nga: Sfera Interactive (SI) - Interactive Design & Development