Poliklinika 'GINEKOS' - Qendër Bashkëkohore e Diagnostikës Ultrasonografike
Ballina
Historiku
Sherbimet
Punimet
Galeria
Web Lidhje
Curriculum Vitae
Webmail
Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Sëmundja e sheqerit

Gjatë shtatzënisë me të madhe ndryshon metabolizmi i karbohidrateve, fillimisht për shkak të tajitje së sasive të mëdha të estradiolit dhe estriolit, si dhe hCG-se, hPL-se që prodhon në placentë. Për mbajtje të nivelit normal të sheqerit në gjak, dhe për të funksionuar kjo si duhet, pankreasi duhet gjatë shtatzënisë të tajit sasi të shtuara të insulinës, sepse veti e përbashkët e këtyre hormoneve është veprimi anti insulinik! Nëse sasia e insulinës nuk është e mjaftuar, atëherë shtohet sasia e sheqerit në gjak, dhe në këto raste flitet për sëmundje sheqeri (diabetin) i shkaktuar ose i shfaqur në shtatzëni, i njohur si diabeti gestativ. Rëndësia e nivelit të ?rregulluar të sheqerit në gjak mund të shoqërohet me : rritje të përshpejtuar të fëmijës, anomalitë e zhvillimit janë më të shpeshta, shtohet rreziku për lindje para kohe, si dhe janë më të shpeshta komplikimet në shtatzëni dhe në lindje. Po ashtu, në këto raste te fëmija kemi një shtim të shfaqjes së verdhëzës si dhe vdekshmëri më të lartë të mortalitetit perinatal. Edhe nënat më shumë i nënshtrohen infeksioneve si dhe përfundimit të lindjes me rrugë operative ? prerje cezare.

Faktorët e rrezikut për tu shfaqur diabeti gestativ janë:

  • diabeti në familje
  • shtimi i lëngut amnial
  • të dhënat anamnestike për dështime spontane, dhe përfundim patologjik i shtatzënive
  • fitim i përshpejtuar i peshës trupore
  • infeksionet e shpeshta me myshqe
  • keqformime të lindura dhe vdekje intrauterine të fëmijës
  • prani e sheqerit në urinë
  • lindja e fëmijëve me peshë mbi > 4000 g

Diagnoza e sëmundjes së sheqerit të shfaqur në shtatzëni, vihet me ndihmën e testit të mbingarkesës (OGTT), duke përcaktuar vlerat e sheqerit fillimisht esëll, pastaj bëhet mbingarkesa me dhënien e sheqerit në formë sherbeti (3 dl ujë dhe 75 g sheqer), dhe pas 60 dhe 120 minutave përcaktohet niveli i sheqerit në gjak. Optimale kishte me qenë që, kjo analizë të bëhet në javën e 20 ? 24-të, nëse te shtatzëna ka të dhëna anamnestike prani të faktorëve të rrezikut për diabet gestativ.

Shtatzënat me tolerancë të ?rregulluar të sheqerit në gjak ose diabet gestativ, duhet të kontrollohen shpesh dhe rregullisht, si dhe u propozohet dietë diabetike me 1.800 ? 2.200 kalori, varësisht prej shkallës së aktivitetit të shtatzënës. Nëse niveli i sheqerit nuk arrihet të vihet nën kontroll, atëherë duhet të jepet edhe insulinë. Në këto raste zakonisht mjafton dhënia e një doze e insulinës së kombinuar (insulinë me veprim të gjatë+me veprim të shpejtë-shkurtër). Dhënia e sasisë së nevojshme përcaktohet dhe kontrollohet me përsëritjen e analizës së quajtur profili i sheqerit në gjak. Profili i sheqerit në gjak përcaktohet me analizën e nivelit të sheqerit në gjak ?do 3 orë, brenda 24 orëve. Kjo analizë patjetër duhet të kryhet në spital. Këto shtatzëna 2 javë para terminit të lindjes duhet të hospitalizohen, për të planifikuar mënyrën dhe kohen e përfundimit të shtatzënisë gjegjësisht lindjes.

Literatura:

1. Kraus S. Diabetes und Schwangerschaft. Seminarunterlagen. Deutsche Akademie f?r Ern?hrungsmedizin.
2. Briese V, Kerler B. Gestationsdiabetes - Diagnostik unter Ber?cksichtigung anamnestischer Risikofaktoren. gyn 1997: 2:165-169
3. Tammaa A, Teich G, Scholl T, Salzer H . Ethnologie als Risikofaktor f?r Gestationsdiabetes in Mitteleuropa. Geb Fra 2001; 3:142-146.

 
© Copyright, 1991 - 2009. Poliklinika GINEKOS. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Fuqizuar nga: Sfera Interactive
Fuqizuar nga: Sfera Interactive (SI) - Interactive Design & Development