Poliklinika 'GINEKOS' - Qendër Bashkëkohore e Diagnostikës Ultrasonografike
Ballina
Historiku
Sherbimet
Punimet
Galeria
Web Lidhje
Curriculum Vitae
Webmail
Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Papa testi
është një lloj analize citologjike, e hulumtimit të qelizave anormale të pjesës vagjinale të qafës së mitrës (portio vaginalis uteri). PAPA testi zakonisht merret gjatë vizitës gjinekologjike, por pacientja mund të shkoj te gjinekologu enkas për marrjen e kësaj analize. Për marrjen e kësaj analize duhet: një spekulum ose dy ekartere, shpatull druri, shkop druri me vat, qelq mbajtës, alkool për fiksim, dhe në fund ngjyrosja e preparatit në laboratorin përkatës. PAPA testi merret nga mjeku gjinekolog, me një rregull të caktuar. Marrja e analizës së PAPA testit nuk shoqërohet fare me dhimbje.

Metodën e ngjyrimit e zbuloi para 50 vitesh shkencëtari amerikan me prejardhje greke Papanicolau, sipas të cilit edhe vet analiza e ka marrë emrin PAPA test-i.

PAPA testi këshillohet të merret një herë në vit, te ?do femër e moshës së riprodhimit dhe seksualisht aktive. Me marrjen e rregullt të analizës së PAPA testit, ulë riskun për shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës në rreth 90% të rasteve. Optimale është marrja e PAPA testit ?do 6 muaj, ndërsa e detyrueshme një herë në vit. PAPA testi mund të m,erret në cilëndo fazë të ciklit menstrual, por më e këshillueshme është rreth mesit të ciklit menstrual. Nëse ndryshimet zbulohen me kohë-herët, atëherë mjekimi është i thjeshtë, relativisht i lehtë, dhe relativisht i lirë. Saktësia e PAPA test-it është rreth 75-80% të rasteve, ndërsa në kombinim edhe me metoda të tjera (Kolposkopia punch biopsia) saktësia diagnostikuese arrijnë deri në 90%. Abnormlitet e PAPA test-it përfshijnë para së gjithash shkallë të ndryshme të displazionit të qelizave të porcionit vagjinal të qafës së mitrës, sidomos ndryshimet në dukjen, formën, (diskariozë). madhësinë, intensitetin e ngjyrosjes së bërthamave të këtyre qelizave si dhe ?rregullime në intensitetin e maturimit të epitelit, gjegjësisht kanceri fillestar-mikrokarcinom.

Displazionet janë të pranishme në rreth 2-5% të grave. Potenciali malinjë i këtyre ndryshimeve (risku i kalimit në kancer) është rreth 10-15%, ndërsa nëse flitet për CIS, atëherë risku për kalim në kancer të qafës së mitrës ngritët në 30-50%.

Displazioni i shkallës së lehtë CIN ? 1 Bëhet fjalë për shkallën më të lehtë të displazionit, ndërsa ndryshimet që vihen në dukje me anë të PAPA test-it, përshijnë gjetjen e ndryshimeve diskariotike në qelizat superficiale, citoplazma është intakte dhe e diferencuar, ndërsa bërthamat lehtë të zmadhuara, formë të parregullt hiperkromatike ose me kromatinë të granuluar. Në displazionet e shkallës së lehtë është për të pritur për një regresion spontan në rreth 70% të rasteve, brenda një viti.
Displazioni i shkallës mesatarisht të rëndë - CIN 2 Displazioni i shkallës mesatarisht të rëndë përfshijnë ndryshimet diskariotike në qelizat e shtresës superficiale dhe në ato intermediare. Ndryshimet histologjikisht përfshijnë rreth 2/3 e trashësisë së epitelit, gjatë së cilave ndryshime shtresa e qelizave bazale, qartë janë të zgjeruara, me një numër të shtuar të mitozave si dhe me numër të shtuar të qelizave me bërthama me dukje atipike.
Displazioni i shkallës së rëndë - CIN 3 Displazioni i shkallës së rëndë ose CIN 3, përfshijnë më shumë se 2/3 e trashësisë së epitelit. Në PAPA test-in e displazionit të formës së rëndë, qelizat diskariotike ndodhën në shtresat superficiale, intermediare dhe parabazale.
carcinoma in situ - CIS Ndryshimet diskariotike ndodhën në të gjitha shtresat e qelizave, ndërsa shenja të ndërtimit të rregullt-normal të epitelit si dhe maturimi qelizor, mungon në tërësi. Dallimi në mes të kancerit invaziv dhe këtij in situ, është e natyrës histologjike, dhe te Carcinoma in situ është e ruajtur membrana bazale (membrana e cila ndan epitelin dhe indin lidhor me enët e gjakut dhe ato limfatike, të cilat ndodhën nën epitel.

MJEKIMI: Hulumtimet tregojnë se rreth 50 - 80% të displazioneve të shkallës së lehtë të gjetura me analizën e PAPA test-it, kanë ecuri regresive dhe mund të përfundojnë me gjendje normale edhe pa trajtim edhe në rastet kur HPV pozitiv ( high-risk ) . Mirëpo ndonjëherë rezultati i PAPA test-i shpejtë keqësohet. Mu për arsye, në rastet me ndryshime displastike të qafës së mitrës që hasën në rezultatin e PAPA testit, këshilla ime më e mirë është kontrolli i rregullt. Në rastet e dyshimta për shoqërim edhe me infeksion, atëherë duhet të merren strishot për analiza mikrobiologjike në: aerobe, anaerobe, mikoplazma, ureaplayma, klamidie dhe HPV, e pastaj vazhdohet trajtimi dhe mjekimi sipas antibiogramit. Në rastet kur displazioni përseritet në analizën e PAPA test-it, duhet të vazhdohet edhe me kolposkopi, për të identifikuar ndryshimet. Sipas nevojës (gjendjes lokale dhe ndryshimeve të përshkruara me PAPA test) bëhet biopsia. Në vartësi prej rezultatit, për mjekimin e këtyre ndryshimeve pos metodave të tjera, ekzistojnë edhe metodat kirurgjike si: konizimi klasik, klasik, LLETZ, me anë të së cilës largohet indi i sëmurë i porcionit vagjinal të qafës së mitrës, së bashku me virusin. Në dispazionet e shkallës së ulët-lehtë dhe të mesme, janë përshkruar rezultate shumë të mira me aplikimin e dozave të vogla të interferon-it natyral me shkallë të mjekimit nga 80% deri në 100%. Qëllimi kryesor i mjekimit-trajtimit lokal me interferon natyral është inhibimi I HPV-së së future, në genom të qelizave të cilat ende nuk janë infektuar nga HPV, të cilat ndërtojnë mukozën e vagjinës dhe porcionit vagjinal të qafës së mitrës. Me zhvillimin e vaksinës kundër HPV-së (human papiloma virus) e cila momentalisht ndodhët në shkallën e III-të klinike të hulumtimit, llogaritet se do të zvogëlohet risku nga ky infeksion i rrezikshëm.

MUNDëSIT ALTERNATIVE Të MJEKIMIT : Nga se ekziston edhe mundësia e pastrimit spontan (clearance) nga HPV-ja, i cili hasët në 99.7% të rasteve me displazioneve të shkallës së rëndë të analizuara, gjë e cila është shoqëruar me një shkallë të lartë të vetëmjekimit, me qëllim që të largohet ping-pong efekti, pacienteve u propozohet që partneri-bashkëshorti gjatë marrëdhënieve seksuale të përdor prezervativë-kondom. Një numër i madh i hulumtimeve shkencore qojnë në lidhmëni të nivelit të ulët të vitaminave antioksidativ A (beta-karoten), E dhe C si dhe vitaminat e B-kompleks-it e sidomos acidi folik, me displazionet cervikale te infeksionet me HPV. Për këtë shkak, këshillohet që të shtohet marrja e vitaminave antioksidant dhe acidit folik (Carotenoid Complex, Flavonoid Complex, Betaguard, Folacin) me ushqim. Përdorimi i pilulave contraceptive (antibebi pilulat), mund të shtojnë mundësin për të ndodhur abnormalitete të epitelit të porcionit vagjinal të qafës së mitrës, edhe pse nuk dihet mekanizmi. Një variant është edhe për shkak të lirisë së aktivitetit seksual si me më shumë partner, edhe pse është e mundur edhe rënie e nivelit të vitaminave të grupit B dhe acidit folik në gjak. Një aktivitet të fuqishëm antioksidativ kanë preparatet e aloe vera (Aloe Vera Plus, Aloe Vera Gel). Në stimulimin e përgjigjes imunologjike nën ushqyeshmerinë e rregullt, ndërprerja e pirjes së duhanit, alkoolit, rrol me rëndësi zvogëlimi i stresit, rregullimi si duhet i aktivitetit dhe pushimit ditor, gjegjësisht një rutinë komode ditore. Stimulimi i përgjigjës imunologjike lokale të vagjinës arrihet me regjenerimin dhe shtimin e florës vagjinale natyrale (Mjalta D?derlein ).


Literatura:

1. Soost HJ, Baur S. Gyn?kologische Zytodiagnostik. Georg Thieme Verlag 1990.
2. Munoz N. Human papillomavirus and cancer: the epidemiological evidence. J. Clin Virol 2000; 19 (1-2): 1-5
3. Iftner T, Holz B. HPV und Zervixkarzinom - Fragen und Antworten. Frauenarzt 2002; 43 (4):438-441


 
© Copyright, 1991 - 2009. Poliklinika GINEKOS. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Fuqizuar nga: Sfera Interactive
Fuqizuar nga: Sfera Interactive (SI) - Interactive Design & Development