Poliklinika 'GINEKOS' - Qendër Bashkëkohore e Diagnostikës Ultrasonografike
Ballina
Historiku
Sherbimet
Punimet
Galeria
Web Lidhje
Curriculum Vitae
Webmail
Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Ankesat gjate shtatezanise
Shtatzënia është një gjendje dhe një kohë kur mund të ju shfaqen shumë shqetësime dhe ankesa një ose më shumë herë. Në shqetësime dhe ankesa të mundshme bëjnë pjesë: vonesa e menstruacioneve, lodhje-molisje, pagjumësi, urinim i shpeshtë, shtim i tajitje së pështymës, shfaqje e gogësimave me shtim të thartirës, vështirsi në tretje të ushqimit, fryrje barku, neveri ndaj ushqimit ose ushqimeve të caktuara, ose dëshirë, shtim oreksi për ushqime të caktuara, ndryshime në gjinj. Pos këtyre ankesave dhe simptomave, gjatë shtatzënisë mund të shfaqen edhe jo stabilitet emocional, në kuptim të ndryshimit të disponimit, eksitabilitetit, iracionalitet, të qara, mendime të liga, frika, gëzim, disponim ekstrem. Këto mund të shfaqën si të ve?uara ose edhe të shoqëruara-disa prej tyre.

Te mjeku duhet të paraqitni menjëherë dhe pa u hamend në këto situata:

Në raste se ju keni mundime dhe të vjella më shumë se 3 herë në ditë në tremujorin e parë, ose të vjella më vonë gjatë shtatzënisë, sidomos nëse më herët nuk keni vjell. Po ashtu duhet të paraqiteni te mjeku menjëherë nëse të vjellat shoqërohen edhe me dhimbje ose temperaturë.

Dhimbje e fort shpuese në fund të barkut, para anash ose vetëm në njërën anë, sidomos kur dhimbja nuk ju lëshon, ose është e shoqëruar me të vjella ose gjakderdhje. Dhimbje e fort në mes të barkut mbi kërthizë, e cila shoqërohet me nauze-mundime, pa ose me ënjtje të fytyrës, shfaqjen e edemeve për rreth syve dhe duarve.

Gjakderdhjet gjatë shtatzënisë, gjithmonë janë arsye urgjente për tu paraqitur për vizitë te mjeku, pavarësisht prej sasisë. Edhe gjakderdhjet nga gjinjtë, zorra e trashë, urina e përzier me gjakderdhje, si dhe koll me gjakderdhje. Rritje e temperaturës trupore (mbi 38,5?), me etheve ose pa to. Ndjenjë djegësie gjatë urinimit, sidomos nëse kjo është e shoqëruar me ethe, ose temperatura të larta mbi 38,5? si dhe dhimbje në shpinë. Shfaqja e papritur e ndjenjës së etjes, e shoqëruar me urinim të rrallë, ose tërë dita pa urinim. Dhimbje e fortë koke, e cila zgjatë më shumë se 2-3 orë, sidomos nëse është e shoqëruar me pengesa në shikim, ose me ënjtje të fytyrës, për rreth syve, ënjtje, marramendje dhe humbje e vetëdijes.
Pengesa në shikim, (shikim i turbullt, pamje e dyfishtë, shikim i mjegulluar, xixa para syve) shqetësime këto që zgjasin më shumë se 2 orë, sidomos nëse shoqërohen me marramendje, humbje e vetëdijes, dhe dhimbje koke. Rrjedhje lëngu nga vagjina, ose rrjedhje e lëngut-ujit nga vagjina në vrulle. Shtim i hovshëm i peshës, që nuk shoqërohet me marrjen e ushqimit, ndërsa shoqërohet me ënjtje të fytyrës, për rreth syve, ënjtje e duarve, ose edhe dhimbje koke dhe pengesa në shikim. Mungesë e lëvizjeve të fetusit së paku 24 orë pas javës së 20-të të shtatzënisë. Shkak për tu paraqitur te mjeku është edhe lëvizjet e rralla të fetusit (më pakë se 10 lëvizje brenda 24 orëve pas javës së 28-të.

Literatura:

1. Holzmann K. Gesund in der Schwangerschaft. 2. Auflage; Wort&Bild Verlag Baiersbrunn 1998.
2. Heller L. Ratgeber f?r Schwangere. Deutsche Abbott GmbH, Ingelheim.
3. Kn?rr K, Kn?rr-Gartner HK, Beller FK, Lauritzen C. Geburtshilfe und Gyn?kologie. 3. Auflage. Springer Verlag Berlin Heidelberg New York, 1989.

 
© Copyright, 1991 - 2009. Poliklinika GINEKOS. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Fuqizuar nga: Sfera Interactive
Fuqizuar nga: Sfera Interactive (SI) - Interactive Design & Development