Parathėnia
Nuk duhet tė jesh shumė mendjehollė qė tė
konstatosh se problemi i kancerit tė gjirit ėshtė vėrtet i pranishėm,
nga qė ēdokush nga ne, nė familjet tona tė ngushta ose tė gjera, tek
fqinjėt ose shokėt, takojmė persona qė pėrballen me problemin e
kancerit tė gjirit.
Te shumica e grave, kėto raste nuk lėnė
vetėm dhimbje pėr humbjen e tė afėrmve, por edhe dyshime, brengosje dhe
qindra pyetje nė lidhje me shėndetin e tyre. Se sa i madh ėshtė numri i
atyre pyetjeve, tė cilat mund tė lindin nga mosdija, dyshimi dhe nga
frika nga e panjohura, e dinė mė sė miri mjekėt qė janė nė kontakt tė
pėrditshėm me kėto gra, tė cilat kėrkojnė kėshilla dhe sqarime.
Pėr
fat tė keq, ka ende sot e kėsaj dite shumė gra, tė cilat i mundojnė
shqetėsimet me ditė e me muaj, pėr shkak se vetė, rastėsisht zbulojnė
(prekin) nė gjirin e tyre ndonjė ndryshim pėr tė cilin nuk dinė se ēka
paraqet. Nga frika e konsiderojnė nė shumicėn e rasteve si kancer dhe
tė tmerruara nga kjo, as qė marrin guxim tė shkojnė te mjeku, meqė
mendojnė se mjeku vetėm sa do ta vėrtetojė diagnozėn.
Ky
libėr ofron informatat mė tė reja, sa tė hollėsishme aq edhe tė
dobishme, pėr sėmundjet e gjirit, nė pėrgjithėsi, dhe pėr kancerin e
gjirit, nė veēanti. Kėtu jepen kėshilla profesionale elementare, tė
lehta pėr tu kuptuar.
Libri, shėrben fillimisht pėr arsimimin
shėndetėsor tė grave, pa marrė parasysh moshėn e tyre. Nga njėra anė,
shėrben pėr tė treguar se cilat gjendje te gjinjtė konsiderohen
normale, pėr cilėn moshė tė grave, cilat janė ndryshime normale, e
cilat - jo. Nė anėn tjetėr, qė tė gjithė lexueseve synon tua sqarojė
faktin se mosha e rinisė nuk ėshtė garanci pėr shėndet.
Libri
ka pėr qėllim tė sqarojė se sa e rėndėsishme ėshtė pėrcjellja e
gjendjes sė gjinjve, por edhe e shėndetit nė pėrgjithėsi, meqė dihet se
asnjė grua nuk ėshtė imune ndaj ndryshimeve beninje apo malinje nė
organizmin e vet.
Gruaja duhet tė jetė e vetėdijshme, se gjėja
mė e tmerrshme nuk ėshtė zbulimi i ndryshimeve nė gji, por injorimi i
kėtyre ndryshimeve. Me ekzaminim tė hershėm mund tė vėrtetohet shkalla
dhe natyra e ndryshimeve. Vetėm nė kėtė mėnyrė ėshtė e mundur tė
ndėrmerren masa korrekte drejt shėrimit.
Ėshtė me rėndėsi tė
theksohet se gratė nuk duhet ta pėrdorin kėtė libėr qė vetė ta
pėrcaktojnė diagnozėn, e as qė ta ndėrmarrin shėrimin sipas hamendjes
sė vet. Nėse nė gjinj vėrehet ēfarėdo shmangie nga normalja, duhet tė
kėrkohet ndihma e mjekut. Edhe pse ndryshimet, qė mund tė konstatohen
nga ana e grave, janė nė tė shumtėn e rasteve beninje, megjithatė
ėshtė e domosdoshme qė kėtė ta vėrtetojė mjeku.
I karakterizuar
si pėrpjekje profesionale serioze, ky libėr shpresojmė se do tu
ndihmojė tė interesuarve pėr zbulimin sa mė tė hershėm tė ndryshimeve
nė gjinj, si dhe do ti nxisė ata tė ndėrmarrrin hapa tė mėtejmė pėr
trajtimin e sėmundjes.
Edhe pse libri u kushtohet fillimisht
grave dhe burrave, qė nuk e kanė profesion mjekėsinė, kėtu mund tė
gjejnė tė dhėna me vlerė edhe studentėt e mjekėsisė, pastaj mjekėt e
rinj, por edhe mjekėt e profileve tė ndryshme, qė nuk janė specializuar
lidhur me sėmundjet e gjirit. |