Ndërmarrja për Mbrojtjen Shëndetësore “GINEKOS” u themelua në Prizren në vitin 1991. Iniciativa për themelimin e saj lindi pas largimit nga puna të Dr.sc. Xhevat Hasanit, ligjërues të lëndës së fiziologjisë në Institutin e Fiziologjisë së Fakultetit të Mjekësisë, në vazhdimësinë e përjashtimeve nga ana e organeve të dhunshme punëdrejtuese të cilët kanë vepruar nën direktivën e pushtetit serb.
Meqë përjashtimi i punëtorëve mjekësorë të përkatësisë shqiptare kishte marrë përmasa të gjera, nuk ishte larg edhe momenti i largimit të Dr.sc. Selami Sylejmanit nga puna, prandaj ordinanca duhej të përgaditet për punë sa më parë, për ta pasur ekzistencë të siguruar. Dhe me 14.10.1991, Dr.Selamiu iu ndërpre marrdhënia e punës nga Qendra Medicinale e Prizrenit, ku punoi me shumë përkushtim për rreth 10 vjet rresht. Gjatë punës në Qendrën Medicinale të Prizrenit, Dr.Selamiu më 23 gusht të vitit 1998 themeloi edhe Kabinetin e Diagnostikës Ultrasonografike, i cili fal Dr.Selamiut, dhe punës e përkushtimit të tij, u bë i njohur jo vetëm në Prizren e Kosovë por edhe më gjërë. Pas largimit fillimisht të Dr.sc.Xhevat Hasanit nga Fakulteti i Mjekësisë i universitetit të Prishtinës e më pastaj edhe i Dr.Selami Sylejmanit nga Qendra Medicinale e Prizrenit, Dr.Selamiu dhe Dr.Xhevati së bashku për të mbijetuar u detyruan të shesin pasurinë e patundshme familjare, dhe më 7 maj të vitit 1991 blenë aparatin ultrasonografik “Aloka SSD 500”, të pajisur me një sondë konvekse 3.5 MHz, me çmim rreth 70.000 markash gjermane, gjë që ishte sakrificë e madhe në ato kohëra shumë të pasigurta. Më 14 tetor 1991, Dr. Selamiut i dorëzohet vendimi nga ana e udhëheqjes së përdhunëshme punëdrejtuese mbi ndërprerjen e marrëdhënies së punës në Qendrën Mjekësore “Boro e Ramizi” të Prizrenit. Që nga kjo datë, Dr.Selamiu detyrohet të filloj të ushtroj veprimtarinë në profesionin e vet në ordinancën e tij private e cila tashmë është shndërruar në poliklinikë prestigjoze. Krahas punës në ordinancën private, Dr. Selamiu gjatë gjithë kohës së largimit të nxënëseve nga objektet shkollore nuk pushoj së punuari në procesin arsimor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë "L. Motroni" (pa pagesë) duke mbajt mbi shpatullat tërë pergjegjesin e edukimit të gjeneratave të reja sidomos drejtimit të mamive. Kështu, pos ligjërimit të lëndës së gjinekologjisë dhe obstetrikës, në Poliklinikën GINEKOS, nxënësit e kësaj shkolle dhe studentet e Fakultetit të Mjekesisë të Universitetit të Prishtinës e kryenin pjesën praktike. Gjatë viteve 1996-1997, Dr.Selamiu punoi edhe në maternitetin e Shoqatës Bëmirëse Nëna Tereze “Nëna” në Prishtinë. Me vite të tëra ka dhënë kontribut duke punuar edhe në ambulancën e kësaj Shoqate në lagjen Arbanë, ish Dushanovë, të Prizrenit. Përveç ofrimit të shërbimeve të një niveli të lartë profesional, Poliklinika “GINEKOS” u ka dalë në ndihmë shumë pacientëve me kushte të vështira ekonomike, e sidomos punëtoreve të arsimit, punëtorëve shëndetësor, pacienteve të udhëzuar nga ambulanca humanitare e Shoqates Nëna Tereze në Arbanë - ish Dushanovë, dhe të gjitha rasteve sociale, duke u mundësuar shërbime falas - pa pagesë. Kjo Poliklinikë në ato kohëra ishte shëndrrua në Nënë Terezen e dytë - pas asaj në Arbanë ish Dushanovë. - Shërbimet pa pagesë para lufës
- Shërbimet pa pagesë pas luftës
- Paciente me gjysme pagese, arsyeja sociale - Raste sociale - Punëtore te arsimit - Personel mjekësor - Arsyeja te tjera - Paciente me Kartele të Nënës Terezë - Familje dëshmorësh - Invalidë - Shtetas të Shqipërisë - Refugjatë nga Maqedonia - Pagesa 50% - Lëshime të ndryshme - Personel mjekësor - Lista e punëtorëve që kan punuar dhe punojnë në GINEKOS
- Bashkëpunëtorët profesional
| Dr.sc. Xhevat Hasani | 15.10.1991 | 31.03.1992 | | Dr.sc. Selami Sylejmani | 15.10.1991 | | | Alemije Arifi | 15.10.1991 | | | Dr. med. Emruš Sagdati | 15.10.1991 | 30.06.1992 | | Ecc i dipl. Mzyafer Kalanderi | 15.10.1991 | 14.10.1993 | | Dr. med. Gezim Lipoveci | 01.01.1993 | 01.07.1996 | | Shefkate Sylejmani | 11.02.1992 | Fillimi luftës 1999 | | Makfirete Arifi | 01.01.1993 | 01.06.1995 | | Ecc i dip. Veli Ahmetaj | 15.10.1993 | 2003 | | Ecc i dipl. Haqim Milaimi | 2003 | | | Dr. med. Cen Bytyqi | 1994 | 1995 | | Nazmije Shatri | 01.06.1995 | 05.05.1997 | | Dr. stom. Xhemil Sylejmani | 01.07.1994 | fillimi i luftës 1999 | | Sexhije Beqiri | 05.05.1997 | | | Hilmi Osmani | 2004 | |
| Dr. med. Sejran Abdushi | internist/kardiolog | | Dr.med. Shqipe Fetiu | gjinekologe/obstetre | | Dr.med. Shukri Lecaj | gjinekolog/obstetër |
|