Poliklinika 'GINEKOS' - Qendër Bashkëkohore e Diagnostikës Ultrasonografike
Ballina
Historiku
Sherbimet
Punimet
Galeria
Web Lidhje
Curriculum Vitae
Webmail
Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Fekondimi artificial

Fekondimi artificial ose fekondimi i asistuar, përfshijnë një numër metodash me të cilat kontrollohet dhe ndihmohet, jo vetëm fekondimi i qelizës vezë por edhe transporti i embrionit, implantimi, zhvillimi dhe ecuria e shtatzënisë. Themeli i rezultateve te të gjitha teknikave të riprodhimit, qëndron në maturimin adekuat të një ose më shumë qelizave vezë, dhe veprimet dhe manipulimet kualitative në laboratorët biologjik. Të gjitha metodat e fekondimit artificial mund të kryhen edhe ne cikle spontane normale, ose në cikle menstruale me stimulim të ovulacionit. Marrë në përgjithësi, suksesi ose rezultatet për një cikël për cilëndo metodë të fekondimit artificial sillet në rreth 12 ? 45%. Suksesi i përgjithshëm për 4 ? 6 cikle, sillet në 45 ? 75%. Shtatzënia e arritur me metoda të fekondimit artificial, është e ngarkuar me rrezik të shtuar për dështim spontan, si dhe me komplikime të tjera gjatë shtatzënisë, ndërsa malformacionet kongjenitale dhe aberracionet kromozomale, kanë një pjesëmarrje të njëjtë si në shtatzënitë të arritura me rrugë normale.

Nëse koncentrimi i spermatozoideve është më i vogël se 20 milion/ml, ky rezultat shënohet ose quhet si oligozoospermia . Nëse lëvizshmëria e spermatozoideve është më e ulët se 40%, ky rezultat quhet ose shënohet si asthenozoospermia . Terathozoospermia është gjendje kur format morfologjike normale janë më pak se 30%. Nëse fare nuk ka prani të spermatozoideve në lëngun spermatik, kjo gjendje ose rezultat quhet azoospermia. Në të gjitha këto raste, problemi i sterilitetit mund të zgjidhet me metoda asistuese të riprodhimit.

Inseminimi artificial (AIH): përkufizohet si hedhje e spermës paraprakisht e trajtuar në mënyrë speciale në traktin gjenital të femrës (vagjinë, më së shpeshti hapësirën e mitrës, ose tubat uterine). Parakusht kryesor për një gjë të tillë është që tubat uterine të janë të lira. Shkaku më i shpeshtë për të bërë inseminimin artificial, është zvogëlimi i fertilitetit te spermës së mashkullit, si lëvizshmëri e vogël ose e dobët e spermatozoideve, kualitet jo i mirë i sekretit të qafës së mitrës gjegjësisht indeksi cervikal i pa përshtatshëm, antitrupthat kundër spermatozoideve si dhe te shkaku i panjohur. Inseminimi artificial mund të bëhet në ciklet e rregullta ? natyrale, por edhe në ciklet menstruale te të cilët stimulohet ovulacioni. Në ciklet të cilët monitorohet ovulacioni me ultrasonografi - folikulomteri, dhe LH timin, suksesi i kësaj metode arrijnë deri nga 15 deri në 20 % të rasteve. Për ve? inseminimit homolog (AIH-së), në rastet kur rezultati i spermiogramit të bashkëshortit është patologjik, mund të bëhet edhe inseminimi heterolog, me spermën e donatorit, e cila spermë duhet të merret nga banka e spermës. Rezultatet e këtij lloji të inseminimit sillen në rreth 12 ? 15%, ndërsa rezultati i përgjithshëm (për një numër ciklesh) nga 55 deri në 70% të rasteve.

GIFT ( gamete intrafallopian transfer ): Aspirimi i qelizës vezë të pjekur gjatë ndërhyrjes operative (laparoskopi), dhe pas përgatitjes së lëngut spermatikë, ky lëngë përzihet me qelizën vezë, dhe kjo përzierje e qelizës vezë së bashku me lëngun spermatikë, sërish kthehet me të njëjtën mënyrë në tubin uterinë. Edhe pse suksesi i kësaj metode është rreth 35 deri në 40%, kjo metodë përdorët më rrallë, sepse kërkon një ndërhyrje operative, dhe tuba të shëndosha uterine.

ZIFT ( zygote intrafallopian transfer ) ose transferi i qelizës vezë të fekonduar ? zigotit në tubin uterin: Në këtë rast, qeliza vezë e aspiruar si te rasti për GIFT-n ose e aspiruar me rrugë transvagjinale, së bashku me spermatozoidin lihen në inkubacionit për 24 orë, për të ardhur deri te fekondimi. Tani qeliza vezë e fekonduar (zigota), kthehet në tubin uterin. Kjo metodë e riprodhimit të asistuar, aplikohet më rrallë, në rastet kur spermiogrami është me një shkallë të theksuar subfertiliteti, ndërsa kushti për një manipulim të tillë mbetët i njëjtë që tubat uterine të janë të shëndosha dhe intakte.

IVF ( in vitro fertilisation ) ? fekondimi në epruvetë: Aspirimi i qelizës vezë të pjekur kryhet me rrugë vagjinale, qoft në ciklet spontane (të pa stimuluara) ose në ciklet menstruale ku ovulacioni indukohet ? stimulohet. Më shpesh, ovulacioni stimulohet me skemën rFSH + GnRH agonist. Inkubacioni i qelizës vezë me spermën e përgatitur në mënyrë speciale, është pakë më i gjatë, dhe zgjatë rreth 48 orë, ndërsa embrioni, në stadin 4 dhe maksimalisht 8 qelizor, kthehet me kateter të hollë ? special në hapësirën e mitrës (embriotransfer). Suksesi i kësaj metode të riprodhimit të asistuar, sillën nga 15 deri në 45%, ndërsa rezultati përmbledhës sillet në rreth 60 ? 80%. Rezultatet pas moshës 38 vje?are të jetës bie dhe pas moshës 40 vje?are për 3 ? 4 herë është më i ulët. Në rastet kur nuk janë transferuar të gjitha embrionet në hapësirën e mitrës, atëherë konservohen- ngricën në azotin e lëngshëm në minus 196 ?C, (krioprezervacion), të cilët mund të ruhen deri në 5 vjet. Embrionet sipas nevojës mund të shkrihen, dhe në fazën e trupit të verdhë të transferohen në hapësirën e mitrës (krio-embriotransfer). Suksesi i këtij manipulimi sillet në rreth 8 deri në 15% për një cikël.

ICSI ( intracytoplasmatic spermatozoa injection ) ? mikroingjeksioni ose, futja e spermatozoidit brënda citoplazmës së qelizës vezë. është teknika më e suksesshme dhe më e shpeshtë e mikromanipulimit, dhe aplikohet në rastet me dëmtim të rëndë të spermiogramit si në oligoasthenozoospermia, si dhe nëse nuk vjen deri te fekondimi me metoda të tjera të riprodhimit të asistuar. Gjatë kësaj metode të riprodhimit të asistuar, pas aspirimit të qelizës vezë të pjekur, me veprim ? manipulim special (mikromanipulim), gjithsejtë një spermatozoid injektohet brenda qelizës vezë, dhe pastaj si te rasti me IVF, pason stadi i inkubacionit, dhe në stadin 4 gjegjësisht 8 qelizor të embrionit kthehet në hapësirën e mitrës. Përparësi e kësaj metode është se mund të shfrytëzohen spermatozoidet e fituar me ndërhyrje mikrokirurgjike me anë të teknikave TESA, MESA, dhe PESA. Feknondimi i qelizës vezë sillet në rreth 60 ? 70%, ndërsa suksesi i metodës sillet në rreth 25 ? 40% për embriotransfer. Edhe pse qëndrimi zyrtar është se fëmijët nga shtatzënitë me këtë metodë të riprodhimit të asistuar nuk kanë pjesëmarrje më të madhe të keqformimeve të lindura e as aberacioneve kromozomale, hulumtimet e fundit shkencore, hedhin dyshim në këtë qëndrim.

Literatura:

1. Guzick DS, Overstreet JW et al. Sperm Morphology, Motility and Concentration in Fertile and Infertile Men. N Engl J Med 2001; 345 (19):1388-1393
2. Michelmann HW.
Therapie der andrologischen Subfertilit?t: Sind spermatologische Minimalkriterien sinnvoll? TW Gyn?kologie 1996; 9:186-188
3. Oliva A, Spira A, Multigner L. Contribution of enviromental factors to the risk of male infertility. Human Reprod 2001; 16 (8):1768-1776
4. Diedrich K, Felberbaum R, Baumann P. Assistierte Reproduktion - Ein ?berblick. Gyn?kologe 1996; 29: 413-419
5. K?pker W. Intrazytoplasmatische Spermatozoeninjektion. TW Gyn?kologie 1996; 9:178-185
6. Al-Hani S, Ludwig M et al. Intrazytoplasmatische Spermieninjektion nach MESA oder PESA und TESE. gyn 1996, 1:58-66.

 
© Copyright, 1991 - 2009. Poliklinika GINEKOS. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Fuqizuar nga: Sfera Interactive
Fuqizuar nga: Sfera Interactive (SI) - Interactive Design & Development