Poliklinika 'GINEKOS' - Qendër Bashkëkohore e Diagnostikës Ultrasonografike
Ballina
Historiku
Sherbimet
Punimet
Galeria
Web Lidhje
Curriculum Vitae
Webmail
Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Ballina

 Poliklinika "GINEKOS", e themeluar në Prizren në vitin 1991, është më e njohura e llojit të vet në Kosovë.

Niveli i lartë profesional i kryerjes së shërbimeve mjekësore, përcjellja e të arriturave shkencore më të fundit në mjekësi si dhe aplikimi i teknologjisë më bashkëkohore ultrasonografike dhe qasje korekte dhe shumë serioze gjatë punës me pacientë, janë parimet kryesore në të cilat mbështetet suksesi i kësaj poliklinike, nën udhëheqjen e Dr.sc. Selami Sylejmani, specialist i mirënjohur obstetrikë/gjinekologjisë.

Duke përdorur teknologjitë më të sofistifikuara ultrasonografike është mundësuar diagnostikimi i saktë i patologjive të ndryshme si dhe përcjellja e tyre. Kësaj duhet t'i shtohet edhe përcjellja e shtatzënisë nëpër të gjitha fazat, si diagnostikimi dhe përcjellja e proceseve beninje dhe malinje të gjirit.

Patologjitë e diagnostikuara në "GINEKOS" kanë pasur konfirmime patohistologjike nëpër qendrat klinike në Kosovë dhe jashtë, duke dëshmuar kështu shkallën e lartë të përgatitjes shkencore dhe profesionale të stafit.

Përveç ultasonografisë klasike dydimensionale të teknikës bardhë e zi, në këtë poliklinikë intenzivisht përdoren dhe teknologjitë më të avansuara siç janë: Color Doppler, Power Doppler si dhe 3D ultrasonografia dhe për herë të parë në Kosovë edhe 4D ultrasonografia në drejtimin e gjinekologjisë, obstetrikës dhe kardiologjisë.

Poliklinika GINEKOS" vite me radhë me mjaft sukses mirret edhe me diagnostikimin dhe mjekimin e shkaqeve të sterilitetit bashkëshorëtor duke përfshirë edhe aplikimin e teknikës së riprodhimit të asistuar (AIH).

Pos shërbimeve mjekësore nga lëmia e gjinekologjisë dhe obstetrikës, kjo poliklinikë, mirret edhe me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve nga fusha e kardiologjisë, organeve abdominale dhe sistemit vaskular.

Në këtë qendër të diagnostikës ultrasonografike më bashkëkohore, me aparaturë shumë të sofistikuar dhe përgaditje të lartë profesionale dhe shkencore, bëhet kontrolli i gjinjeve dhe diagnstikimi me kohë i sëmundjeve të gjirit në përgjithësi dhe diagnostikimi me kohë i kancerit të gjirit në veçanti. Mjafton e dhëna se Dr.sc.Selami Sylejmani, në Kosovë ka filluar të aplikoi diagnostikën ultrasonografike për diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit i pari, dhe atë që në vitin 1992.    

Dr.sc. Selami Sylejmani, ka udhehequr Shoqatën e Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi për dy mandate në periudhën 2002-2007. Gjatë kësaj periudhe, kjo Shoqatë ka organizuar: 5 simpoziume ndërkombëtare, 4 Workshope (2005 dhe 2006) mbi rolin e diagnostikës ultrasonografike në sëmundjet e gjirit, Color Doppleri në gjinekologji, Color Doppleri në organet abdominale dhe Color Doppleri në kardiologji, 2 ligjërata (2002 dhe 2004), 2 vite shkollën e diagnostikës ultrasonografike në të gjitha drejtimet dhe Seminarin mbi diagnostikën ultrasonografik në urologji, Konferenca Ndërkombëtare Pakistanezo-Kosovare (PAK-KOSOVA ULTRASOUND CONFERENCE) në Lahore Pakistan, Shkollën intensive në lëmin e diagnostikës ultrasonografike në gjinekologji me obstetrikë, Kongresin e parë Ndërkombëtar të Shoqatës KOSOVASON 2007 dhe së fundi Seminarin mbi Eko Dopplerin vaskular. Më tepër lidhur me aktivitetet e Shoqatës mund të lexoni në faqen www.kosovaultrasound.com.

 
© Copyright, 1991 - 2009. Poliklinika GINEKOS. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Fuqizuar nga: Sfera Interactive
Fuqizuar nga: Sfera Interactive (SI) - Interactive Design & Development